Feja

Bekim Alimi zgjidhet kryetar i “DIGO-s”

Bekim Alimi e merr postin e kryetarit të kësaj organizate, pasi para disa muajsh, kryetari i parë i saj, Dr.Hisham Maizar, ndërroi jetë

Kuvendi i Organizatës DIGO-s, e cila mbledh rreth vetës një numër të organizatave dhe bashkësive islame që ushtrojnë veprimtarinë e tyre fetare në pjesën lindore të Zvicrës, e ka zgjedhur kryetar Dr. Bekim Alimin. Kuvendi u mbajt të shtunën mbrëma në lokalet e Hotelit “Inseli“, në qytetin Romanshorn.

Në këtë takim, përveç që u raportua për aktivitetet e viteve të kaluara, u zgjodh edhe kryesia e re.

Bekim Alimi e merr postin e kryetarit të kësaj organizate të rëndësishme për rajonin dhe më gjerë, pasi para disa muajsh, kryetari i parë i saj, Dr. Hisham Maizar, ndërroi jetë.

Më parë Alimi ka ushtruar postin e nënkryetarit në këtë organizatë, thuhet në një njoftim të DIGO-s.

Në këtë takim u zgjodhën edhe anëtarë të rinj, si imamë dhe aktivistë të tjerë, të cilët do të mund të japin mundin e tyre për të mirën e myslimanëve dhe të shoqërisë në kuadër të DIGO-s. Ndryshe kjo e fundit DIGO, Organizata ombrellë e bashkësive islame për rajonin e Zvicrës lindore, u themelua në vitin 2003.