Integrimi
Bëhuni pjesë e zgjidhjes së problemeve të mërgatës
Ftohen të gjithë mërgimtarët të marrin pjesë në debatin që do të organizohet këtë muaj në Zvicër nga Instituti për Menaxhim dhe Zhvillim

Instituti për Menaxhim dhe Zhvillim, si pjesë e projektit “Diaspora për Zhvillim” në bashkëpunim me “Solidar Suisse”, gjatë muajit maj do ta vizitoj Zvicrën me qëllim të themelimit të “grupeve të fokusit”, qëllimi i të cilëve është diskutimi i temave të ndryshme që janë brengë për diasporën kosovare.
“Duke i diskutuar këto brenga ne do të njihemi më afër me problemet që e shqetësojnë mërgatën tonë dhe në këtë mënyrë këto brenga do t’i shndërrojmë në politika të projektit, respektivisht të gjejmë alternativa për zgjidhjen e këtyre problemeve së bashku”, thonë iniciatorët e këtj debati.
Në vijim e gjeni linkun që është publikuar në albinfo.ch lidhur me këtë projekt: http://www.albinfo.ch/ch-ballkani/aktuale/shqet%C3%ABsimet-kryesore-t%C3%AB-diaspor%C3%ABs-kosovare-69961
Të interesuarit mund të regjistrohen për të marrë pjesë në këto grupe, ashtu që gjatë vizitës sonë në Zvicër të kemi mundësi më lehtë për t’i kontaktuar.
Të interesuarit duhet të regjistrohen në e-mail adresën: info@diaspora-ks.org dhe të shënojnë informata si në vijim: – emrin dhe mbiemrin – email adresen & nr.telefonit- profesionin- moshën dhe- adresën e banimit. Faleminderit për kontributin tuajMe respektStafi i projektit „Diaspora për Zhvillim – DfD“
E-Diaspora
-
Humb jetën shqiptari në një aksident trafiku në SHBA, ishte pjesëtar i Gardës Kombëtare Amerikane Ushtari shqiptar humb jetën tragjikisht në SHBA, të shtunën i jepet lamtumira e fundit...
-
Britania tenton të deportojë një shqiptar të dënuar për trafik droge, por pa sukses
-
Vrasjet e grave shqiptare në Zvicër: Për kë po bien kambanat?
-
Teuta dhe Agroni në kohët moderne – Dhuna ndaj grave në diasporë
-
Njoftim i rëndësishëm për diasporën shqiptare lidhur me zgjedhjet e 11 majit 2025
Jeta në Zvicër
-
Zvicra shihet si vendi më i mirë për çiftet e martuara Kjo është gjetja e një raporti të fundit të kryer nga një kompani australiane, Compare the...
-
Zviceranët çdo herë e më pak dëshirojnë të udhëtojnë në SHBA
-
Lokacionet e biznesit zviceran renditen ndër më të mirat në Evropë
-
Trotinetët elektrikë në Zvicër: Një mjet modern, por i rrezikshëm në rrugë
-
Shpenzimet në Zvicër në ngritje – as tarifat e Trump nuk i ndalin konsumatorët