Zhvillim
Bëhu malazez për gjysmë milioni euro?
Kjo nuk është përpjekja e parë që qeveria të vendosë shtetësinë ekonomike. Pesë vjet më parë qeveria kishte në plan që shtetësinë malazeze ta ofrojë për gjysmë milioni
A mund ta “bleni” shtetësinë malazeze? Kjo çështje është tematizuar nga kryeministri Milo Gjukanoviq, i cili tha se Mali i Zi do të prezantojë shtetësinë ekonomike. Kjo nuk është përpjekja e parë që qeveria të vendosë shtetësinë ekonomike. Pesë vjet më parë qeveria kishte në plan që shtetësinë malazeze ta ofrojë për gjysmë milioni.
Gjukanoviq ka shpjeguar se Qeveria ka miratuar akte nënligjore për shtetësinë ekonomike.
Tentativa nuk ishte e suksesshme, pasi BE, veçanërisht Gjermania, janë në kundërshtim me këtë ide.
Bashkimi Evropian ka kërkuar direkt nga qeveria në Podgoricë heqjen e programit, por theksoi se rregullat në këtë fushë duhet të jenë në përputhje me Konventën Evropiane mbi Shtetësinë. Qeveria e Malit të Zi kishte sugjeruar se është duke hequr dorë nga shtetësia ekonomike.
Kryeministri Milo Gjukanoviq beson se tani nuk do të jetë një rast i tillë, duke shtuar se që nga viti 2010, kur Mali i Zi për herë të parë në janar doli me ide për shtetësi ekonomike, shumë vende, edhe në Evropë, kanë adoptuar një model të tillë të rritjes ekonomike. Gjithashtu ata shpresojnë se nuk janë shumë vonë për të tërhequr investitorë në Mal të Zi.
Për një ndryshim në Kushtetutën e Malit të Zi duhen votat e shumicës së deputetëve.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip? Rastet e gripit janë rritur në Zvicër në javët e fundit, me shumë njerëz që shfaqin...
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?