Kosova

Behgjet Pacolli prish koalicionin me Isa Mustafën

Pas takimit që zhvilluan Behgjet Pacolli e Isa Mustafa, u vendos që këto dy parti t’i ndajnë përfundimisht rrugët, duke prishur koalicion parazgjedhor LAA

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re, Rrahim Pacolli ka konfirmuar se AKR e ka prishur marrëveshjen parazgjedhore me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Pacolli tregoi se sot pas takimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës kanë ndarë përfundimisht rrugët e asaj që njihej si koalicion parazgjedhor LAA.

Ai në një prononcim për Telegrafin tha se për hapat e mëtejmë dhe koalicionet tjera do të vendosë partia. “Partia do të vendosë shumë shpejt për hapat e mëtejmë”, tha Pacolli.

Ndryshe, sot gjatë ditës kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka zhvilluar një takim me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa. Këta dy liderë, Pacolli e Mustafa, lidhën një koalicion parazgjedhor, por pas zgjedhjeve të 11 qershorit koalicioni i njohur si LAA, mbeti i treti në zgjedhje, duke u radhitur pas partive të luftës *LDK, AAK, NISMA) dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Partia e Pacollit pritet t’i bashkohet Ramush Haradinajt e Kadri Veseli në një koalicion të ri.