Kinema
Bëhet seri televizive ngujimi i futbollistëve në një shpellë në Tajlandë

Tmerri që përjetuan 12 djem në një shpellë në Tajlandë, pritet të ‘shkrihet’ në një mini-seri televizive, transmeton albinfo.ch.
Platforma amerikane Netflix ka siguruar të drejtat për ta krijuar serinë për historinë e ekipit Wild Boars, që u ngujua për dy javë rresht në shpellën e përmbytur nga uji.
Të gjithë lojtarët, së bashku me trajnerin e tyre, u shpëtuan në një operacion në të cilin morën pjesë 90 zhytës profesionistë. Regjisorë të kësaj mini-serie do të jenë Jon Chu dhe Nattawut Ponpiria.
“Rrëfimi i tyre kombinon tema unike që i bëjnë bashkë njerëzit nëpër botë. Tajlanda është një treg i veçantë për Netflixin dhe mezi presim të sjellim në jetë rrëfimin e djelmoshave”, deklaroi Erika North nga Netflix. Ekipi u ngujua më 23 qershor të vitit 2018, gjatë eksplorimit të shpellës gjigante në Chiang Rai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kinema
E-Diaspora
-
Vjenë: Mbrëmje letrare kushtuar “Letërsisë Gjermano-Shqiptare” Anna Kove dhe Fate Velaj mbi përkthimin dhe Letërsinë Gjermano-Shqiptare...
-
Për 17 vjet, diaspora dërgoi 13.7 miliardë euro në Kosovë
-
Çifti kosovar dënohet me gjobë për 214.000 franga të fituara në mënyrë të paligjshme
-
Milano: Arrestohet 33 vjeçari shqiptar, ishte pjesë e një organizate kriminale
-
Kurti thirrje bashkatdhetarëve në Gjermani: Korrigjoni dokumentet
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Pronarët e qenve në panik për vjedhjet e kafshëve shtëpiake Ka pasur një rritje të ndjeshme të vjedhjeve të qenve në Zvicër gjatë javëve të fundit....
-
Gjigandi farmaceutik zviceran Roche bashkëpunon me Zealand Pharma për trajtimin e ri të obezitetit
-
Arrestohet një zviceran për sulmet me bomba në Gjenevë
-
Dëshira për targa speciale në Zvicër ka grackat e saj
-
Çifti kosovar dënohet me gjobë për 214.000 franga të fituara në mënyrë të paligjshme