Integrimi
Bëhet promovimi i projektit për integrim “Bashkëjetesa”
Konferenca trepalëshe e aglomeracioneve TAK ka lancuar dialogun për integrim “Zussamenleben” për të promovuar këto takime dhe për të treguar se sa shumë ka rëndësi puna vullnetare për integrimin në shoqëri
Integrimi është më shumë se të mësosh një gjuhë dhe të kesh një punë. TAK-dialogu për integrim ka lancuar projektin “Zussamenleben” (Bashkëjetesa)
Integrimi nuk realizohet pa njerëz që ndihmojnë dhe mbështesin, në profesion ose në përditshmëri. Për këtë arsye migrantët të cilët duan të integrohen në Zvicër, kanë nevojë për kontakte me vendësit. Por, takimet personale nuk linden gjithherë vetvetiu. Konferenca trepalëshe e aglomeracioneve TAK ka lancuar dialogun për integrim “Zussamenleben” për të promovuar këto takime dhe për të treguar se sa shumë ka rëndësi puna vullnetare për integrimin në shoqëri.
Me iniciativën e fundit, TAK që është platformë politike e federatës, kantoneve, qyteteve dhe komunave synon që të aktivizojë shumë dialogje të vogla brenda popullatës dhe të tregojë se ku ofrohen mundësitë për takime në mes të migrantëve dhe vendësve.
Në lancimin e dialogut, ministrja Sommaruga ka thënë se edhe popullsia vendëse luan një rol të rëndësishëm në procesin e integrimit. “Integrimi i suksesshëm kërkon që ne, vendësit, tu afrohemi migrantëve dhe t`u tregojmë atyre se si funksionon përditshmëria jonë”, ka thënë Sommaruga. Refugjatët, për shembull, vetëm përmes kontaktit me vendësit mund t`i mësojnë zakonet e vendit dhe mënyrat për tejkalimin e pengesave në përditshmëri, si për shembull bashkëjetesa në një bllok banimi apo kërkimi i një vendi për mësimin e zanatit.
Shumë refugjatë, në Zvicër e përjetojnë lirinë e tyre për herë të parë. “Ne duhet të ndihmojmë ata që të mësohen si t`i qasen kësaj lirie të fituar rishtas”. Ata duhet të shohin se angazhimi personal në Zvicër nuk nënçmohet por është i dëshirueshëm”, ka shtuar Sommaruga. Puna vullnetare, si për shembull ajo në kuadrin e projekteve të mentoringut, paraqet një kontribut të rëndësishëm për integrimin.
Shteti nuk mund të zërë vendin e kontaktit të drejtpërdrejtë
Kryetari i TAK-ut, njëherësh kryetar qeverie i Kantonit të Bazelit, Guy Morin ka thënë me këtë rast se, me një prani të të huajve prej 25 për qind, integrimi i tyre është me rëndësi bazike për harmoninë në Zvicër. Morin ka thënë më tutje se federata, kantonet, qytetet dhe komunat stimulojnë integrimin përmes masave të ndryshme si kurset e gjuhës dhe të integrimit, informacionet e para të komunave për të sapoardhurit, oferta ndërlidhëse për të rinjtë që janë në kërkim të një vendi për mësim zanati etj. mirëpo, shteti nuk mundet ta zëvendësojë kontaktin e drejtpërdrejtë me popullatën por mundet vetëm të krijojë dhe promovojë kushtet bazë për takimet e drejtpërdrejta. Dhe për këtë arsye, shtetit i nevojitet bashkëpunimi me qarqe private.
Programi promovues “contact-citoyennete” mbështet në periudhën 2016-2017 gjithsej 56 projekte integrimi, të shpërndara në gjithë Zvicrën. Në mesin e tyre bën pjesë për shembull “@ctive Asyl” në Lucernë dhe Bernë, projekt ky që u ofron refugjatëve kurse për mësim të pavarur përmes internetit. Ose projekti tjetër “Vivre ensemble” në Biel, përmes të cilit nënat që jetojnë të izoluara ndihmohen që të njihen mes vete nëpër kopshte lojërash për fëmijë, biblioteka dhe këshillimore për nëna.
Me programin “contakt-citoyennete”, fondacioni “Migros-Kulturprozent” dhe Komisioni Federal për Migracion (EKM) promovojnë që nga viti 2012 angazhimin shoqëror dhe integrimin social.
Hedy Graber, udhëheqëse e drejtorisë për kulturë dhe çështje sociale të kooperativës së Migrosit ka thënë se të angazhuarit vullnetarë në këto projekte po ngrenë ura në mes të vendësve dhe të ardhurve, duke e plotësuar kështu punën që bën shteti.
“Dialogue en Route” është një projekt gjithezviceran i IRAS COTIS, bashkësisë ndërfetare të punës në nivel të Zvicrës. ky projekt fton për njohje të shumëllojshmërisë fetare kulturore të Zvicrës. Ciceronë të rinj, të trajnuar udhëheqin klasat dhe grupet tjera nëpër objekte kulturore arsimore nëpër itineraret që shërbejnë si vende takimi dhe mësimi. Projekti fillon në verën e vitit 2017.
Në konferencën për media dy vullnetarë përshkruan angazhimin e tyre dhe shpalosën përvojën në nxitjen e dialogur në mes të komuniteteve me pikëpamje të ndryshme.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha