Zhvillim

Bëhen bashkë konkurrentët

Diçka që ndërkombëtarisht prej kohësh është e zakonshme, në Kosovë ende nuk është pjesë e përditshmërisë. Shumë rrallë dëgjojmë për shkrirje të ndërmarrjeve apo për blerje të kompanive nga konkurrenca.

Megjithatë, në gjithë botën blerjet arrijnë shifrën prej 2.9 bilionë dollarë, siç tregojnë burime të hartuara nga Bloomberg.

T´i kthehemi prapë Kosovës, ku papunësia e madhe prej mbi 45% dhe vala e madhe e emigrimit, e ndërlidhur me të, ka krijuar mbishkrime negative në mediet ndërkombëtare.

Edhe në arenën ndërkombëtare dëgjohen kryesisht lajme negative nga refugjatët ekonomikë të vendit më të varfër të Evropës.

Bashkëpunimi në mes të “Baruti”- t dhe “MIK Agency”

Në fakt i bashkuan forcat Drenusha Shala, CEO e qendrës së thirrjeve Baruti GmbH dhe Valon Asani, sipërmarrës dhe pronar i qendrës së thirrjeve KOSFON si dhe i agjensisë së marketingut MIK Agency.

Baruti GmbH është themeluar në vitin 2012 dhe është aktualisht duke punuar për 22 klientë nga Zvicra, Gjermania dhe vende të tjera.
Baruti është një ndër kompanitë e pakta në Kosovë, e cila është e certifikuar sipas standardeve ISO 9001 dhe 27001.

Për të vazhduar tutje me rritjen e Baruti-t, Drenusha Shala vendosi të trokasë në dyer të konkurrencës për ta marrë përsipër qendrën e thirrjeve KOSFON.

Koha ishte e përshtatshme, pasiqë Valon Asani kishte vendosur që me MIK Agency të fokusohet në Online Marketing dhe të ndahet nga departamenti e qendrës së thirrjeve.
Kështu u zhvilluan disa takime. Pas rreth dy muajve bisedime, të dy palët arritën një marrëveshje.

Baruti GmbH përfiton nga renditja e lartë në Google të Kosfonit, i cili është blerë dhe kështu “Baruti” zgjeron distancën e saj ndaj konkurrencës dhe është në vend të parë, kur kërkohen tema të ndryshme rreth „Call Center Kosovo” në internet.

“Kjo ishte shumë e rëndësishme për Baruti-n, sepse me mbi 150 të punësuar, Baruti GmbH dëshiron të perceptohet në internet si qendër numër 1 e thirrjeve në Kosovë”, thotë Drenusha Shala.

Qëllimi i deklaruar i Baruti GmbH është që termi “Outsourcing në Kosovë” të lidhet drejtpërdrejt me emrin e saj.

Të dy sipërmarrësit e rinj zvicerano-kosovarë janë në mesin e atyre të paktë që janë kthyer në Kosovë që të krijojnë vende të reja pune.

Shifra të sakta mbi të kthyerit e brezit të dytë nuk janë të njohura dhe kësaj çështje te ne vitet e fundit i është kushtuar vëmendje.
Posaçërishtë në zonat e pazhvilluara shkalla e kthimit në atdhe është shumë e ulët. Por ka dhe të tillë, kokëfortë dhe idealistë, njerëz të cilët me njohuri dhe përshkushtim dëshirojnë t´i ndihmojnë atdheut.

Zhvillimi ekonomik përmes teknologjisë së informacionit dhe inovacionit

Ministria për Zhvillim Ekonomik në Kosovë kishte organizuar për herë të parë forumin me temën „Zhvillimi ekonomik përmes teknologjisë së informacionit dhe inovacionit”, në të cilën u diskutua për rolin e IT-së dhe inovacioneve për një zhvillim të qëndrueshëm të vendit.

Gjithashtu u paralajmërua fondi i ri, i cili ka për qëllim përforcimin e industrisë së TIK-ut.

Realiteti në ekonominë e Kosovës është shumë i vështirë dhe kompanitë po përballen me probleme të mëdha. Megjithatë, kompanitë private, veçanërisht ato në fushën e IT-së, po shohin një mundësi zhvillimi në të cilën shërbimet e tyre mund të tregtohen jashtë vendit, posaçërisht në shtete gjermano-folëse.

Kjo strategji është një storje suksesi për ndërmarrjet si: MIK Agency dhe Baruti, ku të dy bizneset operojnë si në Zvicër, ashtu edhe në Prishtinë.

Për temën “Zhvillimi lokal për tregun global”, Valon Asani, CEO i MIK Agency, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës.

Asani është paraqitur në forum si një shembull i zhvillimit të suksesshëm vendor për tregun global.

Si një specialist i IT-së, Asani është i sigurt se teknologjia dhe “outsourcing” është njëra nga potencialet më të mëdha që ka Kosova.

Ai bën thirrje për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet institucioneve publike dhe private. Mbi të gjitha, Qeveria e Kosovës do të duhej të jetë e gatshme të përkrahë financiarisht sektorin e TIK, për të nxitur zhvillimin e saj.

Drenusha Shala është duke u fokusuar tërësisht në rritjen e Baruti-t me cakun e saj të synuar që të jëtë punëdhënësi më i mirë në Kosovë dhe njëkohësisht të dyfishojë edhe këtë vit numrin e punëtorëve në një total prej 280 të punësuar, me qëllim që të krijohen shumë vende të vlefshme pune.

Përveç bashkëpunimit që ka lindur nga blerja e qëndres së thirrjeve KOSFON nga Baruti GmbH dhe që do të vazhdojë me vite të tëra, këto dy ndërmarrje zvicerano-kosovare kanë edhe qëllimin e përbashkët që Kosova të etablohet si një destinacion për “outsourcing”.