Shqipëria

Begaj uron Xhaferin: Shqiptarët faktor stabiliteti në Maqedoni

Presidenti i Shqipëërisë Bajram Begaj i uroi suksese, Talat Xhaferin me rastin e zgjedhjes së tij në krye të qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

“Urimet e mia më të përzemërta qeverisë së re teknike të Maqedonisë së Veriut dhe Kryeministrit të saj, zotit Talat Xhaferi. Pavarësisht kufizimit në kohë dhe në kompetenca, kjo qeveri ka sfidën dhe privilegjin për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme, për të ruajtur stabilitetin dhe kursin euro-atlantik të vendit si dhe të dëshmojë aftësinë për të qenë gjithpërfshirëse dhe bashkëpunuese me të gjithë faktorët pa dallim politik dhe etnik”, thuhet në mesazh. Tutje Begaj deklaroi se shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe ardhmërinë e Maqedonisë së Veriut.

“Ky është rasti që ata të dëshmojnë se e shohin lidershipin vetëm në perspektivën e integrimit të RMV në BE. Suksese!”, thuhet në mesazhin e Presidentit.