Kosova

Begaj pas takimit me Osmanin: Mbështetja e Kosovës është misioni dhe detyra ime

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka folur për takimin që e pati me homologen e tij kosovare, Vjosa Osmani.

Në një postim në platformën X, ai ka deklaruar se patën një takim të përzemërt e vëllazëror.

“Për mua, mbështetja e Kosovës është misioni dhe detyra ime. Do të vijoj të loboj fort për njohjet e reja të Kosovës, për Kosovën pjesë të organizatave ndërkombëtare”.

“Bashkëpunimi ynë ekonomik do të forcohet më shumë me hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe portin e ri të Durrësit”, ka thënë Begaj.