Shqipëria
Begaj falënderon Dudaev: Faleminderit, kampion!
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, uroi sot mundësin Islam Dudaev, i cili i dha Shqipërisë medaljen e dytë historike në Lojërat Olimpike, “Paris 2024”.
Islam Dudaev fitoi kundër hungarezit Iszmail Muszukajev në finalen për medaljen e bronztë, në kategorinë stili i lirë deri në 65 kilogramë.
“Islam Dudaev i dhuron Shqipërisë medaljen e dytë olimpike me një ndeshje fantastike. Faleminderit kampion”, shkruan Begaj në një postim në rrjetet sociale.
Pas medaljes së djeshme të bronztë nga mundësi Chermen Valiev, sot ishte Islam Dudaev ai që arriti të fitojë medaljen e dytë të bronztë, që është e dyta në historinë e Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce Pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur "Si fëmijë të migrantëve nga Kosova, ne u përballëm herët me pyetjen se çfarë do të...
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
Jeta në Zvicër
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur Nga e enjtja e tutje me gjasë do të ketë shumë borë në pjesë të mëdha...
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?