Shqipëria
Begaj dhe Rama urojnë Kurban Bajramin

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit. Kreu i shtetit thotë se kjo festë bart mesazhin e sakrificës sublime.
“Kurban Bajrami është akt arsyeje dhe vullneti, me anë të të cilit ne kuptojmë madhështinë e mesazhit hyjnor dhe përpiqemi të përmbushim rolin tonë për të bërë të mira e për t’iu gjendur pranë atyre që nuk kanë mundësi. Vetëm ky reflektim i gjithsecilit bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë. Gëzuar për shumë vjet Kurban Bajramin”, tha ai.
Një urim të shkurtër e pati edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në rrjetet sociale ai postoi një foto me përshkrimin: Gëzuar Kurban Bajramin!
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Berberi: Mësimi i gjuhës shqipe në diasporë, formim dhe ruajtje e identitetit kombëtar Ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu ka përcjellë sot episodin e radhës të...
-
Vjenë: Festë shqiptare për Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare
-
Permanence, më shumë se një spitex standard
-
Tryezë me kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve komunale në Gjenevë
-
Napoli: Albulen Neziri me ekspozitë personale
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva përdor kamera të re shpejtësie Gjeneva po përdor një lloj të ri radari për të kapur shpejtësinë dhe konsiderohet aq i...
-
Inflacioni zviceran bie më tej në janar
-
Pranimi i marrëveshjes Zvicër-BE ka më shumë gjasa pas përparimit në mbrojtjen e pagave
-
Zvicër: Kontrolle të rrepta nëse skiatorët kanë leje të vlefshme skijimi
-
Emigracioni zviceran ngadalësohet në vitin 2024