Kosova

Begaj: Burra si Adem Jashari rrallë lind historia

 

President i Shqipërisë,  Bajram Begaj në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës ka  kujtuar kontributin presidentit historik Ibrahim Rugova, e veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçi, përcjell albinfo.ch.

Derisa ka kujtuar edhe sakrificën e familjes Jashari.

“Nderojmë kryetrimin, Adem Jashari, legjendë e gjallë e atdhedashurisë. Burra të tillë rrallë i lind historia”, tha Begaj.

Begaj po ashtu  ka thënë se shqiptarët duhet të bëhen bashkë.

“Në një kohë kur Serbia dhe aleatët kanë mobilizuar kapacitetet diplomatike e mediale për të njollosur luftën e drejtë të shqiptarëve, kemi nevojë më shumë se kurrë të jemi bashkë, për një manifest krenarie kombëtare”, ka thënë Begaj.