Veshjet sportive të ballkanaseve edhe nëpër ahengje e shëtitje, ka ngjallur kureshtjen e Televizionit shtetëror gjerman NDR me seli në Hamburg. Ky medium ka realizuar një reportazh për dashurinë e ballkanasve ndaj veshjes së trenerkave (tutave), duke i intervistuar nëse bartin se janë më të lira, apo ndjehen më rehat.
Por, shumica e ballkanasve thonë se trenerkat i bartin sepse ndjehen më rehat, ndërsa për gjermanët kjo është dukur e çuditshme se ato veshën në secilin rast, shkruan lajmi.net.
Pasi që është publikuar video-incizimi, ka nisur një valë e komenteve në rrjetet sociale. Derisa një pjesë mendon se mënyra e tillë e të veshurit është jokulturore, të tjerët nuk shohin asgjë të keqe, ndërsa shumica thonë se ndjehen mirë kur i veshin ato.