Lifestyle

Beckham heq dorë nga lëkura në koleksione

Victoria Beckham është kreatorja e fundit e profilit të lartë që ka ndaluar përdorimin e lëkurës së kafshëve në kreacionet e saj.  Veprimi i Beckhamit është mirëpritur nga aktivistët për të drejtat e kafshëve.  

Victoria ndoqi kështu hapat e kompanive të mëdha, si Chanel dhe Vivienne Westwood. Linja e Beckhamit nuk ka përdorur kurrë gëzofin e kafshëve, por premtimi i saj i fundit nënkupton se veshjet dhe aksesorët e tjerë të bërë nga lëkura e aligatorëve, gjarpërinjve dhe lëkura e hardhucave do të ndërpriten që nga vjeshta e këtij viti. 

“Victoria Beckham nuk do të përdorë kurrë lëkurë të kafshëve ekzotike në koleksionin AW19. Kjo kompani kurrë nuk ka përdorur gëzofin e kafshëve në koleksionet e veshjeve dhe aksesorëve”, njoftoi Beckham në një intervistë për WWD, përcjell albinfo.ch.

Vendimi u përshëndet nga grupi i të drejtave të kafshëve PETA, që ka bërë fushatë kundër përdorimit të lëkurës së gjarpërinjve në industrinë e modës.