Gruaja
Bebe Rexha, mburret se është shqiptare dhe kërkon një futbollist për mik
Bebe Rexha thotë: “Ajo kulturë sigurisht më ka përcjellë. Unë si fëmijë kam qenë shpesh herë atje, e flas gjuhën, mjerisht jo në mënyrë të përsosur, por unë e ndjej veten si shqiptare..."
Pas shumë përvojave si autore tekstesh për këngëtarë të njohur të skenës botërore, Bebe Rexha ka provuar veten edhe si këngëtare. Aktualisht është bërë hit kënga e saj “No Brocken Hearts”.
Në një intervistë dhënë gazetës gjermane “Bild”, Bebe Rexha flet me përkushtim jo vetëm për “prejardhjen” e saj shqiptare por edhe për atë se ajo edhe ndjehet si shqiptare. E pyetur se si vajzë e prindërve shqiptarë nga Maqedonia, çfarë ka sjellë me vete nga kultura e atjeshme, Bebe Rexha thotë: “Ajo kulturë sigurisht më ka përcjellë. Unë si fëmijë kam qenë shpesh herë atje, e flas gjuhën, mjerisht jo në mënyrë të përsosur, por unë e ndjej veten si shqiptare, transmeton albinfo.ch. Mendoj se kam marrë shumë nga atje, stili im është i ndikuar nga kjo, shumë xhingla, shumë dramë dhe në muzikë edhe diçka cigane. Si fëmijë kam qenë shpeshherë në dasma shqiptare (qeshet).
Ndërsa pranon se ende nuk është paraqitur në skenë në vendlindje ajo thotë se e kishte një ofertë për një koncert ku do të tuboheshin 60 mijë shikues por i është dashur ta refuzonte sepse në të njëjtën kohë kishte një angazhim tjetër.
Rexha thotë se është mrekulli që Shqipëri po merr pjesë për herë të parë në Kampionatin Evropian të Futbollit. Dhe shton: “unë dua edhe ashtu ta gjej një futbollist për mik”, përcjell albinfo.ch. Ndërsa më tutje plotëson: “Definitivisht! Unë mundem për shembull të ngushëlloj ngapak humbësit e kampionatit…
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor