Lifestyle
Bebe Rexha kalon Dua Lipën në Amerikë, të dyja në top-8
Këngëtarja shqiptare është shndërruar ndër yjet më të mëdha kohëve të fundit falë hitit “Meant to Be” në bashkëpunim me Florida Georgia Line.
Bebe Rexha ka kaluar në pozitën e shtatë të top-listës prestigjioze Hot 100 të Billboardit në Amerikë.
Këngëtarja shqiptare është shndërruar ndër yjet më të mëdha kohëve të fundit falë hitit “Meant to Be” në bashkëpunim me Florida Georgia Line.
Teksa javën e shkuar ishte në pozitën e nëntë, ajo ka dalë në të shtatën, ndërsa një pozitë më poshtë tani është Dua Lipa, që javën e shkuar ishte e gjashta. Bëhet fjalë për hitin e vitit të shkuar “New Rules”, transmeton Albinfo.ch.
Së fundmi, Dua Lipa fitoi dy çmime tejet të rëndësishme në Brit Awards, atë për Artisten më të mirë të vitit dhe për Depërtimin e vitit.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje