Muzikë

Bebe Rexha fiton çmimin për bashkëpunimin më të mirë me David Guetta në MTV EMA

Bebe Rexha fiton çmimin për bashkëpunimin më të mirë për “I’m Good(Blue)”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e ka fituar çmimin për bashkëpunimin më të mirë në ceremoninë e MTV EMA, së bashku me David Guetta, për hitin “I’m Good (Blue)”, përcjell albinfo.ch.

Ngjarja e sivjetme muzikore në Dusseldorf të Gjermanisë që drejtohej nga Rita Ora dhe Taika Waititi, filloi pikërisht me interpretimin e dyshes.

Në vijim pasuan interpretime të tjera dhe ndarja e çmimeve kryesore të mbrëmjes, një prej të cilëve e fitoi edhe Bebe.

Në edicionin e këtij viti të MTV EMA, nikoqirët e mbrëmjes ishin Rita Ora e Taika Waititi.

Ndërkaq, çmime fituan edhe Loredana Zefi – për artisten më të mirë zvicerane.

Fituesja kryesore e mbrëmjes ishte Taylor Swift.

Ndërkaq, të tjerë fitues janë Nicki Minaj, Seventeen, Lisa, Anitta, David Guetta, Muse.