Lifestyle

Bebe ishte pjesë e ngjarjes “KIIS FM’s 2018 Jingle Ball”

Këngëtarja Bebe Rexha është njëra prej artisteve pjesëmarrëse në koncertet e organizuara me rastin e festave të fundvitit “KIIS FM 2018 Jingle Ball”, dhe me këtë rast këngëtarja me origjinë shqiptare po merr pjesë nëpër koncertet e organizuara në qytete të ndryshme të Amerikës, shkruan albinfo.ch

Në koncertin që së fundi zuri vend në Kaliforni, Bebe foli për hapjen e shout me performancën e saj, duke thënë se ky është një emocion i veçantë për të, ngase duhet ta ngjallë publikun dhe t’i japë më shumë energji.

“Thjesht, jam shumë e emocionuar, sepse kam punuar shumë këto dhjetë vjetët e fundit, dhe ta shohësh që më në fund po e arrin një sukses të këtillë, është vërtet emocionuese. Gjithashtu, më vjen mirë që më në fund i kam bërë prindërit e mi krenarë. Thjesht, do të vazhdoj ta bëj punën time me dëshirë, sepse më pëlqen shumë ajo që e bëj”, ka thënë ajo kur u pyet për suksesin e saj.

Bebe foli për faktin se sa shumë ishte befasuar me suksesin që e ka arritur bashkëpunimi i saj me grupin ‘Florida Georgia Line’.