Bota

BE: Zhvendos 2.000 refugjatë, janë premtuar 160.000

Të dhënat e Bashkimit Evropian tregojnë se në nëntë muajt e fundit, në shtetet anëtare të BE-së u zhvendosën nga Greqia dhe Italia vetëm pak më shumë se 2.000 refugjatë. Këto të dhëna janë publikuar pas nëntë muajve, pasi BE-ja premtoi se do të pranojë 160.000 refugjatë.
Bashkimi vuri në dukje se çdo muaj duhet të zhvendoseshin 6.000 refugjatë në një plan për të vepruar.

Komisari për Migrim, Dimitris Avramopulos, ka theksuar se kjo shifër është shumë e vogël dhe se shtetet duhet të forcojnë përpjekjet e tyre.