Bota

BE, vërejtje Gjermanisë për trajtimin e refugjatëve

Ndër të tjera, BE kërkon që marrja në pyetje e azilkërkuesve të mos bëhet nga personat e uniformuar

Në kohën që shteti gjerman dhe populli ankohen se janë të mbingarkuar nga fluksi i refugjatëve, Berlinit zyrtar i vjen një letër nga Brukseli me kritika lidhur me trajtimin e azilkërkuesve. Gjermania nuk po bën sa duhet për ta, konsideron selia e Bashkimit Evropian.

Në rrethanat kur Gjermania gjatë vitit të kaluar ka strehuar më shumë se një milion refugjatë, kjo kritikë nuk pranohet me lehtësi nga gjermanët. Megjithatë, vërejtjet që vijnë nga BE-ja kanë të bëjnë me disa udhëzime të cilat nuk janë jetësuar me shpejtësinë e duhur, shkruan dpa.de.

Ndër të tjera, BE kërkon që marrja në pyetje e azilkërkuesve të mos bëhet nga personat e uniformuar. Por, Gjermania nuk ka pasur mundësi ta zbatojë këtë udhëzim, thjesht duke pasur parasysh numrin ekstrem të madh të refugjatëve, është përgjigja e autoriteteve gjermane.

BE u ka drejtuar vërejtje lidhur me refugjatët edhe vendeve tjera, anëtare të saj.