Bota
BE vazhdon sanksionet ndaj Rusisë
Nga viti 2014, sanksionet janë zgjatur çdo gjashtë muaj
Liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar për të vazhduar sanksionet ekonomike të bllokut ndaj Rusisë, për ta ndëshkuar këtë të fundit për agresionin e saj në Ukrainë.
Drita e gjelbër për sanksione për gjashtë muajt e ardhshëm është dhënë në samitin e BE-së, që po mbahet në Bruksel më 29 qershor. Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, u kanë bërë thirrje liderëve të pajtohen për sanksionet, pasi kanë dhënë detaje sa është zbatuar marrëveshja e Minskut, raporton “TCH”.
Pavarësisht përpjekjeve për të arritur një armëpushim afatgjatë në Ukrainë, pakti i arritur në kryeqytetin bjellorus nuk është zbatuar asnjëherë plotësisht nga të dy palët.
Sanksionet, të cilat kryesisht godasin sektorin bankar dhe atë të energjisë në Rusi, janë vënë fillimisht në verën e vitit 2014, pasi Rusia ka aneksuar Krimenë dhe ka mbështetur separatistët në konfliktin në lindje të Ukrainës, përcjell albinfo.ch.
Më shumë se 10,300 persona janë vrarë në konflikt, derisa liderët e BE-së kanë thënë se sanksionet nuk do të hiqen derisa Rusia dhe palët tjera në konflikt të arrijnë përparim siç është paraparë në marrëveshjen e Minskut. Nga viti 2014, sanksionet janë zgjatur çdo gjashtë muaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?