Lajme
BE: Tregu i automobilëve, rënie si kurrë më parë
Gjendja është dramatike, rënie si kurrë më parë
Është bërë e ditur se në vendet e BE-së për shkak të pandemisë korona janë shitur rreth tre të katërtat më pak automjete krahasuar me një vit më parë. Thuhet se gjendja është dramatike në Itali dhe në Spanjë, përcjell albinfo.ch.
Sipas statistikave, në BE gjatë muajit prill janë licencuar saktësisht 270.682 vetura të reja, që do të thotë 76 për qind më pak se në të njëjtin muaj të një viti më parë. Këtë e komunikoi Shoqata e Degës së Automobilëve, Acea, në Bruksel. Nga ana tjetër, në janar dhe në shkurt numri i automjeteve të licencuara në qarkullim kishte rënë, por në valën e krizës Corona shitjet ranë me 50 për qind. Qysh në fillim të vitit pati rënie të kërkesave për automjete të reja në BE me gati 40 për qind, shkruan DW.
Duhet theksuar se në prill praktikisht të gjitha sallonet e shitjes së automjeteve ishin të mbyllura. Secili nga 27 tregjet në BE ka pasur humbje në kuotat mbi 10 për qind, sipas shoqatës Acea. Veçanërisht vendet e prekura fort prej pandemisë korona kanë pasur humbje dramatike në këtë treg: Italia, minus 97,6 për qind, Spanja minus 96,5 për qind, Franca minus 88,8 për qind. Në Britaninë e Madhe, që nuk është më pjesë e BE-së, shitjet e autmjeteve ranë me 97 për qind.
Po ashtu edhe tregu i BE-së për automjete e reja, sipas ekspertëve ka përjetuar një rënie të pashembullt deri më sot. Këtë e pasqyrojnë edhe shifrat e prodhuesve të veçantë të automjeteve: Koncerni gjerman Volkswagen me të gjitha markat e tij të automjeteve ka pësuar një minus mbi 70 për qind. Tek Daimler po ashtu rënia është mbi 70 për qind. Prodhuesi francez i automobilëve Renault dhe PSA kanë pësuar humbje me 80 për qind dhe koncerni amerikan Fiat-Chrysler madje arrin kuotën gati 90 për qind.
Nëse dobësohen prodhuesit e automobilëve, kjo prek fort edhe degën e prodhimit të pjesëve të këmbimit. Pjesë të mëdha të industrisë gjermane të automobilëve për shkak të krizës po përgatiten të shkurtojnë vendet e punës. Këtë e tregoi edhe një sondazh i realizuar nga shoqata e kësaj dege të industrisë, VDA. Vetëm në rreth 130 firma të pyetura rrezikohen menjëherë rreth 12.500 vende pune. Disa firma, sikurse pohojnë, parashikojnë shkurtime të vendeve të punës deri në 40 për qind. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën