Lajme

BE synon krijimin e Euros digjitale

Ky projekt pilot, i synuar të zgjasë dy vjet, u mirëprit menjëherë nga Parisi dhe Berlini, që megjithatë kushtëzuan krijimin e një varianti digjital të euros me një “vendim politik” të 19 vendeve anëtare të zonës së euros

Banka Qendrore Europiane njoftoi sot fillimin e projektit për ndërfutjen e euros digjitale, e krijuar si një përgjigje ndaj rritjes së materializimit të pagesave dhe përhapjes së kriptovalutave.

“Një euro digjitale mund të ketë pasoja të konsiderueshme për qytetarët dhe bizneset në zonën e euros, si edhe për stabilitetin financiar”, thuhet në një deklaratë të përbashkët nga Ministria franceze dhe gjermane e Financave.

Ata bënë thirrje për “përfshirje të ngushtë të shteteve anëtare” në punën që do të kryhet.

Për dy vjet, BQE do të punojë për të përcaktuar funksionet dhe modalitetet teknike të këtij mjeti virtual të ardhshëm pagese.

Qëllimi është të ofrohet një “formë më e sigurt e monedhës”, ajo e një banke qendrore, sipas një deklarate të lëshuar pas takimit të bordit të guvernatorëve në Frankfurt, raporton Afp, transmeton Albinfo.ch.

Vendimi për nisjen e një euroje digjitale do të vijë vetëm pas kësaj faze eksploruese