Lajme
BE subvencionon kompanitë evropiane që u prekën nga sanksionet ndaj Rusisë
Kompanitë e BE-së që do të preken nga sanksionet e vendosura kundër Rusisë si rrjedhojë e pushtimit të saj në Ukrainë, mund të marrin deri në 400,000 euro (441,320 dollarë) në formën e ndihmave shtetërore, sipas një dokumenti të Komisionit Europian të parë nga Reuters.
Kompanitë në sektorët e bujqësisë, të peshkimit dhe të akuakulturës mund të marrin deri në 35,000 euro në formën e granteve të drejtpërdrejta, të lehtësive tatimore dhe të garancive shtetërore, thuhet në dokument.
Kjo lëvizje, e cila synon të lehtësojë rregullat e ndihmave shtetërore për të mbështetur mijëra kompani që po përballen me probleme në zinxhirët e furnizimit për shkak të sanksioneve, pasoi një precedent të vendosur dy vjet më parë, kur organi ekzekutiv i BE-së lehtësoi rregullat për të ndihmuar bizneset e goditura nga pandemia e COVID-19.
Kompanitë e prekura nga çmimet e larta të gazit dhe të energjisë elektrike mund të përfitojnë ndihma që nuk i kalojnë 30% të kostove të njohura, deri në një maksimum prej 2 milionë euro, thuhet në dokument.
Kompanitë që po përballen me një krizë të likuiditetit mund të kërkojnë një garanci publike për kreditë e tyre, në një shumë që shkon deri në 15% të mesatare së xhiros totale vjetore të tri periudhave të fundit financiare, ose deri në 50% të kostove vjetore të energjisë.
Garancia është e kufizuar deri në gjashtë vjet dhe mbulon vetëm kreditë për investime ose kapital qarkullues.
Kompanitë që po hasin probleme me likuiditetin mund të aplikojnë gjithashtu për kredi të subvencionuara, thuhet në dokument.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona Anëtarët e Forcave të Armatosura të Zvicrës do të marrin vetëm një uniformë të veçantë fustani...
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve