Lajme
BE-ja shkurton fondet e Hungarisë për 7.5 miliardë euro
Pas raportit të Parlamentit të BE-së, i cili përcaktoi Hungarinë si një “kërcënim sistemik” për vlerat themeluese të Evropës, Komisioni Evropian propozoi një shkurtim prej 65% të fondeve të kohezionit të Budapestit, i barabartë me 7.5 miliardë euro. Sipas Komisionit, rreziku i paraqitur për buxhetin e BE-së në kuadër të shkeljeve të shtetit të së drejtës “mbetet” pavarësisht masave të premtuara nga qeveria hungareze për zgjidhjen e problemeve të treguara, transmeton cnn, përcjell Albinfo.ch.
Komisioneri Johannes Hahn shpjegoi se “ne patëm një diskutim shumë të mirë dhe një vendim unanim” për procedurën e mekanizmit të sundimit të ligjit. “Ky është rasti i parë që synon të mbrojë karakteristikat e ligjit që komprometojnë përdorimin e fondeve të BE-së”. Në Hungari, theksoi ai, shfaqen “pamjaftueshmëritë e sektorit publik në adresimin e konfliktit të interesit dhe shqetësimeve që lidhen me besimin në interesin publik”.
Mekanizmi, i cili ishte miratuar nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë vetëm disa javë më parë, pas një sfide nga Budapesti dhe Polonia, i lejon Brukselit të vendosë sanksione financiare ndaj shteteve anëtare “për të mbrojtur buxhetin”, nëse ato konsiderohen se kanë shkelur vlerat thelbësore të BE-së.
Vendimi për vendosjen e gjobës financiare u mor unanimisht nga komisionerët, tha Hahn, gjatë mbledhjes së tyre të Kolegjit të mbajtur në mënyrë të jashtëzakonshme më herët në mëngjes.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











