Lajme
BE pranoi Certifikatën Zvicerane COVID
Certifikatat që përdoren për të dokumentuar një vaksinim, sëmundje ose një rezultat negativ të testit njihen reciprokisht nga BE dhe Zvicra
Certifikatat Zvicerane COVID do të pranohen në të ardhmen në BE nën të njëjtat kushte si certifikata dixhitale COVID në vetë shtetet e BE-së, raporton sda.ch.
Vendimi që është marrë sot nga Komisioni i BE do të hyjë në fuqi nesër, më 9 korrik, transmeton albinfo.ch. Në të njëjtën kohë, Zvicra ka rënë dakord të pranojë certifikatën dixhitale të BE-së COVID për udhëtimet nga BE në Zvicër.
Marrëveshja për lëvizjen e lirë të personave midis BE dhe Zvicrës nuk përmban ndonjë mekanizëm për miratimin e akteve ligjore të Bashkimit Evropian. Prandaj Komisionit të përmendur i është dashur të merrte një vendim të veçantë (PDF) në mënyrë që çertifikatat Zvicerane COVID të njiheshin në BE.
Certifikata Covid dokumenton vaksinimin për Covid 19, ndonjë sëmundje të mëparshme ose rezultatin negativ të testit.
Liria e lehtësuar e lëvizjes
Komisioneri i Drejtësisë i BE Didier Reynders ka mirëpritur faktin që autoritetet zvicerane kanë vendosur të fusin një sistem të bazuar në certifikatën dixhitale të BE-së COVID, përcjell albinfo.ch. Kjo do të thotë që certifikata jo vetëm që do të lehtësojë lirinë e lëvizjes brenda BE-së, por edhe midis BE-së dhe Zvicrës.
Shtetasit zviceranë, shtetasit e BE-së dhe shtetasit e vendeve të treta që banojnë legalisht në Zvicër mund të mbajnë një certifikatë zvicerane.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











