Bota

BE po shqyrton argumentet e Italisë për migracionin

Bashkimi Europian është duke shqyrtuar argumentet e Italisë në lidhje me migrantët ilagal.

Pozicionimet e ashpra të Italisë mbi migracionin po arrijnë të japin efekte në Bashkimin Europian.

Kryeministri italian Giuseppe Conte, ka deklaruar në lidhje me këtë rast pas një këmbimi të letrave me Brukselin.

Kryeministri italian, ka publikuar në rrjetin social ‘Facebook’, një kopje të një letre nga Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker  në të cilën shkruhej përgjigja r njërës nga letrat që Conte i kishte dërguar atij dhe presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk në fillim të kësaj jave, shkruan Albinfo.ch.

“Juncker ‘de facto’ pranon se migracioni është një sfidë europiane, ku preken të gjithë 28 vendet dhe që për pasojë kërkon një zgjidhje europian dhe jo vetëm nga nje vend”, thotë Conte.

Sipas Shefit të Komisionit të Bashkimit Europian do të shqyrtohen sygjerimet e kryeministrit italian për t’u koordinuar mes shteteve anëtare të BE-së për të ndarë barrën e migrantëve që vijnë nga deti.