Bota

BE planifikon kthimin e 80 mijë refugjatëve afganë

Një dokument ende i papublikuar i BE-së parashikon që në një të ardhme të afërme, 80 mijë afganë, refugjatë në shtetet e BE-së të kthehen në vendin e tyre.

Strategjia e kthimit të tyre, sipas këtij dokumenti parasheh që në rast të refuzimit të Afganistanit për t`i pranuar ata, të kushtëzohet duke ia shkurtuar ndihmat për zhvillim, shkruan shortnews.de. Ndërkaq, po qe se Afganistani e pranon këtë kthim, ai do të përfitojë në disa drejtime, transmeton albinfo.ch. Veç tjerash, ky shtet do të stimulohet, duke iu ofruar studentëve të tij të studiojnë në universitetet prestigjioze të hapësirës evropiane.