Lajme

BE-ja paralajmëron skenar të keq të furnizimeve me gaz

Importet e gazit rus ranë në 15%, por tranziti ukrainas do të ndalet, tha Bashkimi Evropian.

BE-ja duhet të përgatitet për skenarin më të keq për sa u përket furnizimeve me gaz rus përpara përfundimit të afatit të marrëveshjes së tranzitit midis Moskës dhe Kievit në fund të vitit.

Siguria e furnizimit do të kërkojë një monitorim të ngushtë për të përballuar dimrin 2024/2025″, sipas një dokumenti të brendshëm të Komisionit të BE-së, transmeton ansa, përcjell albinfo.ch.

Në dokument theksohet gjithashtu progresi në frontin e varësisë nga gazi rus.

Në vitin 2023 gazi rus përbënte vetëm 15% të importeve totale të BE-së krahasuar me më shumë se 50% para luftës.

Ndërprerja e marrëveshjes së tranzitit mund të çojë në një humbje prej rreth 5% të kësaj pjese.