Fotolajmi
BE pajtohet për ndarjen e 55 mijë refugjatëve
Ministrat e brendshëm të këtyre vendeve kanë arritur të hënën në Bruksel marrëveshjen për ndarjen e 54'760 migrantëve
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë duke pasur kundërshtime lidhur me ndarjen e gjithsej 60 mijë refugjatëve të rinj sa janë aktualisht. Por pas negociatave të vazhdueshme ministrat e brendshëm të këtyre vendeve kanë arritur të hënën në Bruksel marrëveshjen për ndarjen e 54.760 migrantëve.
Këtë e bën të ditur përmes një postimi në twitter përfaqësia e Luksemburgut në Bruksel. Luksemburgu aktualisht e mban kryesinë në mesin e vendeve të BE-së.
Marrëveshja në fjalë parashikon që të pranohen 22.504 refugjatë nga vendet jashtë Bashkimit EVropian dhe këtu bëhet fjalë për refugjatët nga kampet në afërsi të kufijve sirianë. Ndërsa 32.256 refugjatët tjerë janë ata që kanë arritur përmes Mesdheut në brigjet e Italisë e të Greqisë. Ata do të ndahen ndëmjet shteteve tjera të BE-së.
“Nevojiten përpjekje plotësuese deri në fund të vitit” thuhet më tutje në njoftimin nga Luksemburg
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












