Lajme
BE nuk arsyeton tarifat e SHBA-së për eksporte
Bashkimi Evropian “nuk sheh asnjë justifikim” për vendosjen e tarifave të SHBA-së mbi eksportet e çelikut dhe aluminit nga blloku, thuhet në një deklaratë të Komisionit Evropian të botuar sot.
“Ne nuk do t’u përgjigjemi njoftimeve pa detaje apo sqarime me shkrim”, thuhet në njoftimin për shtyp.
“Ne do të reagojmë për të mbrojtur interesat e bizneseve, punonjësve dhe konsumatorëve evropianë nga masat e pajustifikuara”, sipas deklaratës.
Deri më tani komisioni nuk është njoftuar zyrtarisht për ndonjë tarifë shtesë për eksportet e BE-së.
Deklarata e komisionit theksoi se vendosja e tarifave do të ishte e paligjshme dhe ekonomikisht antiproduktive.
“Tarifat janë në thelb taksa. Duke vendosur tarifa, SHBA-ja do të taksonte qytetarët e vet, do të rriste kostot për biznesin dhe do të nxiste inflacionin. Për më tepër, tarifat rrisin pasigurinë ekonomike dhe prishin efikasitetin dhe integrimin e tregjeve globale”, sipas deklaratës së BE-së.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










