Lajme
BE, nën drejtimin e Francës
Franca ka marrë më 1 janar kryesimin gjashtëmujor të Presidencës së Bashkimit Evropian dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, bëri thirrje për një Evropë më të fortë, sovrane dhe të bashkuar.
Macron për një kohë të gjatë ka kërkuar që BE-ja të jetë fuqi më e fortë botërore, teksa ka kërkuar që 27 shtetet e bllokut të jenë më të bashkuara.
“Unë do të thosha se ne duhet të kalojmë nga një Evropë me bashkëpunim brenda kufijve tanë, në një Evropë më të fuqishme në botë, plotësisht sovrane, e lirë në zgjedhje të saj”, tha Macron në një fjalim në muajin dhjetor të vitit 2021, duke përshkruar planet e Presidencës franceze.
Një prej propozimeve të Francës është që të rritet “sovraniteti strategjik” i bllokut evropian, që do ta lejonte të vepronte më e pavarur nga Shtetet e Bashkuara kur është në interesin e BE-së.
Macron gjithashtu ka thënë se dëshiron të avancojë përparimin në kapacitetet e përbashkëta të mbrojtjes, në mënyrë që BE-ja të mos varet nga siguria e SHBA-së.
Franca planifikon që të mbajë një samit të BE-së në Paris më 10 dhe 11 mars, pak para mbajtjes së zgjedhjeve në Francë.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra