Zhvillim
BE ndihmon zhvillimin e turizmit në Shalë
BE ka ndarë 500 mijë euro për zhvillimin e turizmin rural në Shalën e Bajgores. Këtij projekti i janë bashkuar edhe komuna e Mitrovicës dhe ajo e Vushtrrisë
Një projekt i Bashkimit Evropian në vlerë 500 mijë euro, mund t’ia kthejë gjallërinë Shalës së Bajgores, njërit nga regjionet më të bukura malore të Kosovës. Ky donacion është i destinuar për të ngjallë turizmin rural, ndërsa konsiderohet edhe si “injeksion” për zhvillimin ekonomik të këtij rajoni.
Projekti në vlerë prej rreth 500 mijë eurosh, sipas një njoftimi lëshuar nga Komuna e Mitrovicës, do të zbatohet nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) në partneritet me Komunën e Mitrovicës dhe Komunën e Vushtrrisë.
Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në komunën e Mitrovicës, Bislim Imeri tha se është fjala për një projekt tepër të rëndësishëm që do të krijoj kushte për turizmin rural në Shalë.
“Si rrjedhojë ne presim që ky rajon të zhvillohet ekonomikisht, meqë do të krijohen mundësi edhe për investitorët privatë”, deklaroi Imeri, sipas të cilit, në kuadër të projektit parashihen të kryhen shumë punë që kanë të bëjnë me turizmin rural.
Në këtë kontekst, ai përmend konstruktimin e një shtegu për të ecur për turistë duke filluar nga fshati Sllakovcë, Skromë dhe Gumnishtë të Vushtrrisë për t’u lidhur me fshatrat e Mitrovicës, Bare e Bajgorë.
“Shtegu do të jetë 10 kilometra i gjatë, 1.5 metra i gjerë dhe do të jetë e shtruar me rërë”, deklaroi ai.
Aktivitet tjetër në kuadër të projektit, sipas tij, do të jetë edhe vendosja e tabelave shenjëzuese, rregullimi i një ure tradicionale si dhe riparimi i katër krojeve. Ndërsa një tjetër segment, sipas Imeriut, është edhe investimi për promovimin e energjisë që prodhohet nga uji dhe rekonstruimi i një mulliri tradicional.
“Ka edhe shumë aktivitete të tjera si: trajnimi i familjeve mikpritëse, trajnimi i grave për shërbimet e ushqimit, rekonstruimi i 6 odave tradicionale, ferma djathore etj”, deklaroi ai.
Imeri falënderon IADK-në dhe Bashkimin Evropian për mbështetjen e ofruar për këtë projekt, për të cilin Komuna e Mitrovicës ka participuar me 9 mijë euro, ndërsa Komuna e Vushtrrisë me 25 mijë euro.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih