Lajme

BE ndan rreth 150 milionë euro për Ballkanin Perëndimor

Komisari i zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn, njoftoi sot në një forum për Ballkanin Perëndimor në Paris se Bashkimi Evropian do të ndajë 150 milionë për projektet e infrastrukturës, transportit dhe energjisë në vendet në rajon, me qëllim lidhjen e tyre, transmetojnë mediat e Shkupit, përcjell albinfo.ch.

Potenciali për lidhjen ndërmjet vendeve në rajon do të përdoret vetëm nëse këto vende bëjnë reformat e nevojshme, tha Khan.

„Ne kemi vendosur për të dhënë 96 milionë euro për tri projekte hekurudhore në Serbi, Shqipëri dhe Kosovë. Ne do të sigurojmë 50 milionë euro për masat mjedisore, të tilla si efikasitetin energjetik të ndërtesave të banimit dhe projekte më të vogla hidroelektrike“, theksoi Han.

„Ky hap tregon qëndrimin serioz e premtimin e BE-së për të siguruar një total prej një miliard euro në vitin 2020 për bashkëfinancim për lidhjen e vendeve të rajonit“, tha Khan.