Lajme
BE miraton reformën për migrim e azil
Pas shumë vjetësh negociata, Parlamenti Evropian e ka miratuar një reformë të madhe për rregullat e migrimit dhe azilit në Bashkimin Evropian.
Pakti i BE-së për Migrimin dhe Azilin është diskutuar prej vitit 2015.
Tani, pas miratimit, ai duhet të hyjë në fuqi brenda dy vjetëve.
Pakti është i hartuar për të përshpejtuar procesin e azilit dhe për të mundësuar kthimin më të shpejtë të migrantëve nëpër vendlindjet e tyre.
Ky dokument do t’iu kërkojë vendeve anëtare të BE-së që ta ndajnë përgjegjësinë për azilkërkuesit, transmeton rel përcjell albinfo.ch.
Vitin e kaluar janë regjistruar rreth 380.000 kalime ilegale nëpër kufijtë e bllokut evropian, shifra më e lartë prej vitit 2016.
Pakti për migrimin është përkrahur prej dy grupeve kryesore politike – grupit të qendrës së djathtë, Partisë Popullore Evropiane dhe Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, grup i qendrës së majtë.
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka thënë se është arritur “balanci në mes të solidaritetit dhe përgjegjësisë”. Megjithatë, grupet e krahut të majtë dhe të djathtës ekstreme e kanë kundërshtuar marrëveshjen. Shumë organizata joqeveritare kanë kërkuar, po ashtu, prej ligjvënësve që të mos votojnë për këtë reformë. Organizata ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Amnesty International, ka paralajmëruar se kjo reformë mund të rezultojë me rritje të vuajtjeve të azilkërkuesve.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini? 2025 do të sjellë më shumë sesa pensione të rregulluara dhe kufij të sigurimeve shoqërore. Disa...
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve
-
Si rritja e ‘apartamenteve të biznesit’ po e përkeqëson mungesën e banesave në Cyrih