Lajme
BE-ja miraton ligjin e parë për luftimin e dhunës ndaj grave
Vendet e Bashkimit Evropian (BE) i dhanë dritën jeshile ligjit të parë të bllokut kushtuar luftës kundër dhunës ndaj grave.
Legjislacioni i ri gjithëpërfshirës synon të mbrojë gratë në BE nga dhuna me bazë gjinore, martesat e detyruara, gjymtimi i organeve gjenitale të femrave dhe dhuna kibernetike, si përndjekja në internet dhe shpërndarja jokonsensuale e imazheve intime.
Gjithashtu e bën më të lehtë për viktimat e abuzimit në familje raportimin e krimeve, të cilat, sipas një kuadri të ri, do të dënohen me burgim deri në pesë vjet.
Dënimet për krime ndaj fëmijëve, bashkëshortëve, ish-bashkëshortëve, politikanëve, gazetarëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut mund të jenë edhe më të rënda.
Por dështimi për të arritur një përkufizim të përbashkët të përdhunimit ishte një burim grindjesh midis disa shteteve anëtare.
“Dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje është një krim i vazhdueshëm”, tha zëvendëskryeministri belg, Paul Van Tigchelt. “Ky ligj do të garantojë në mbarë BE-në se autorët do të sanksionohen fuqishëm dhe se viktimat do të marrin të gjithë mbështetjen që u nevojitet”.
Parlamenti Evropian miratoi rregullat e reja në prill dhe miratimi zyrtar nga shtetet anëtare të martën ishte hapi i fundit përpara se të bëhet ligj. Shtetet e BE-së tani kanë tre vjet për të transpozuar rregullat në legjislacionin kombëtar.
“Ky është një moment novator në rritjen e të drejtave të grave”, tha Marie-Colline Leroy, Sekretarja e Shtetit e Belgjikës për Barazinë Gjinore.
“Barazia e vërtetë mund të ndodhë vetëm kur gratë mund të jetojnë pa frikë se mos ngacmohen, sulmohen dhunshëm ose lëndohen fizikisht. Ky ligj është një hap i rëndësishëm për ta bërë këtë”.
Megjithatë, ndërsa marrëveshja mbi domosdoshmërinë e legjislacionit ka qenë unanime, teksti i direktivës nuk arriti të vendoset në një përkufizim të përbashkët të përdhunimit, i cili ishte një burim grindjesh gjatë negociatave.
Ndërsa vende të tilla, si Italia dhe Greqia, ishin në favor të futjes së një përkufizimi të tillë, Gjermania dhe Franca argumentuan se BE-ja nuk kishte kompetencë në këtë çështje.
Përpara një takimi në Bruksel të martën, ministrja spanjolle e barazisë, Ana Redondo, tha se do të kishte preferuar që legjislacioni të ishte “pak më ambicioz”.
Por ajo tha se ligji ishte ende një “pikënisje e mirë”./DW
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind