Lajme

BE me rregulla të reja për përdorimin e teknologjisë

Gjigantët e teknologjisë po përgatiten për një ndryshim të madh, pasi Komisioni Evropian njoftoi një aksion madhor ndaj disa prej bizneseve më të mëdha në botë.

Për herë të parë, KE ka emëruar 6 nga platformat digjitale që ofrojnë një hapësirë bashkëpunimi mes bizneseve dhe konsumatorëve. Tani ato do të jenë subjekt i një pakete rregullash të reja strikte.

“Është një gur i rëndësishëm kilometrik për lirinë dhe inovacionin online në Evropë, me kompanitë më të fuqishme që tani do të luajnë sipas rregullave tona, sipas rregullave evropiane”, deklaroi Thierry Breton, komisioner i BE për Tregun e Brendshëm:

Gjashtë kompanitë në fokus janë kompania mëmë e Google, Alphabet, si dhe Amazon, Apple, TikTok, Meta dhe Microsoft.

Në tërësi janë identifikuar 22 platforma online të cilat vlerësohet se kanë shumë kontroll në treg. Mes tyre janë edhe Instagram, WhatsApp, YouTube dhe Google Search.

Nëse kompanitë nuk funksionojnë sipas rregullave të reja brenda marsit të ardhshëm, ato do të gjobiten deri në 20% të fitimeve globale.

“Synimi nuk është të ndryshojë modeli i biznesit të tyre, por ato duhet të përshtaten. Për shembull, Apple do t’i duhet të bëjë një ndryshim për atë që teknikisht njihet si “sideloading”, kapaciteti i Spotify për të lidhur direkt dhe më lehtë përdoruesit. Ndaj Apple do të ndryshojë produktin… Synimi i fundit është të kemi më shumë lojtarë, më shumë zgjedhje dhe më shumë inovacion”, deklaroi Alexandre De Streel, Qendra Rregullatore Evropiane.

Njoftimi është pjesë e Aktit të Tregjeve Digjitale, që synon të lehtësojë dhe bëjë më të lirë kostot e kompanive të vogla për të konkurruar në tregun digjital. Pavarësisht kësaj, ekspertët presin që të ketë sfida ligjore nga kompanitë e teknologjisë/euronews