Lajme
BE me rekord investimesh në ushtri, 240 miliardë euro për shpenzime ushtarake
Shpenzimet ushtarake në Bashkimin Evropian prekën rekordin e 240 miliardë eurove në 2022-shin, 6% më shumë se në vitin paraardhës.
Lajmin e bëri të ditur Agjencia Evropiane për Mbrojtjen. Bëhet fjalë për vitin e tetë rresht që në bllok ka një rritje, e nxitur edhe për shkak të luftës në Ukrainë.
Gjashtë nga 27 vendet anëtare i rritën shpenzimet ushtarake me mbi 10 për qind vitin e kaluar. Suedia ishte ajo që e rriti me mbi 30 për qind, teksa vendi pret të anëtarësohet në NATO, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.
Vende të tjera megjithatë e shmangën trendin. Franca i rriti shpenzimet në fushën e mbrojtjes me vetëm 0.7 për qind në 2022-shin.
Në tërësi, vendet e Unionit i kushtuan 1.5 për qind të GDP-së së tyre sektorit në fjalë, shumë larg objektivit prej 2 për qind të vendosur nga NATO, ku bëjnë pjesë 22 shtete anëtare.
Konkretisht, investimet u rritën me 58 miliardë euro, ka saktësuar Agjencia Evropiane për Mbrojtjen, përgjegjëse për përmirësimin e kapaciteteve luftarake të bllokut.
Por pavarësisht rritjes së shpenzimeve, industria ushtarake e kontinentit të vjetër nuk mund të përmbushë kërkesën për armatime të Ukrainës, e cila vazhdon të luftojë pushtimin rus.
Evropianët janë zotuar se do të furnizojnë me 1 milionë bomba Kievin brenda marsit, edhe pse ky premtim duket i paarritshëm.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’