Lajme
BE me detyrim doganor për produktet më të lira se 150 euro
Komisioni Evropian ka propozuar një reformë mbi rregullat doganore brenda Bashkimit Evropian. Një prej tyre është sigurimi i paraqitjes së detyrimeve doganore për produktet, vlera e të cilave është më e ulët se 150 euro.
Reforma e propozuar shfuqizon pragun aktual, në bazë të të cilit mallrat me vlerë më të vogël se 150 euro përjashtohen nga taksat doganore. Kjo thuhet se ka bërë që mashtruesit ta përdorin tejet shumë. Komisioni thekson se është praktikë shumë e zakonshme që pakot që hyjnë në BE aktualisht zhvlerësohen për të shmangur pagesën e doganës.
Sipas propozimit të ri, platformat ‘online’ do të bëhen aktorët kryesorë për të siguruar që mallrat e shitura ‘online’ në BE të përmbushin të gjitha detyrimet doganore. Ky është një ndryshim i rëndësishëm nga sistemi aktual doganor, i cili vendos përgjegjësinë mbi konsumatorët dhe transportuesit individualë.
Platformat do të jenë përgjegjëse për të siguruar që tarifat doganore dhe TVSH-ja të paguhen në momentin e blerjes, duke bërë që konsumatorët të mos ekspozohen më ndaj tarifave të fshehura ose dokumenteve të papritura kur mbledhin pakot.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicra nënshkroi në Davos marrëveshjen e tregtisë së lirë me Kosovën Ministri i Ekonomisë Guy Parmelin është shprehur i kënaqur me marrëveshjen, veçanërisht për shkak të diasporës...
-
Fitore Duma, shqiptarja që qep jelekë për policinë e Çikagos në SHBA
-
Vazhdon promovimi i librave dhe autorëve nga Kosova në Berlin
-
Pasioni për fotografinë, Juliana Lalaj storie suksesi
-
Islam Alijaj merr çmimin e Fondacionit “Schwab” për angazhim social
Jeta në Zvicër
-
Flixtrain, së shpejti në Zvicër? Kompania gjermane Flix - e cila gjithashtu zotëron Flixbus - së shpejti mund të nisë shërbimin...
-
Kurti: Marrëveshja për Tregtinë e Lirë krijon mundësi të reja eksporti për bizneset kosovare
-
Gripi në Zvicër fillon të zbehet
-
Dyfishim i mundshëm i falimentimeve në 2025
-
Sanija Ameti mbetet bashkëpresidente e Operacionit Libero