Lajme
BE lejon transferimin e të dhënave personale në SHBA
Brukseli i ka dhënë dritën jeshile të hënën transferimit të të dhënave personale në SHBA në mënyrë ligjore pas sigurimit të masave mbrojtëse mbi aksesin nga agjencitë e inteligjencës dhe krijimit të një mekanizmi kompensimi për banorët e BE-së.
Ky vendim nënkupton që Brukseli konsideron se Uashingtoni siguron një nivel mbrojtjeje të krahasueshme me atë të BE-së për të dhënat personale të transferuara nga blloku te kompanitë amerikane.
Marrëveshja vjen tre vjet pasi Gjykata e Drejtësisë së BE-së shfuqizoi vendimin e mëparshëm të përshtatshmërisë për Mburojën e Privatësisë BE-SHBA dhe më shumë se një vit pasi shefja e Komisionit Ursula von der Leyen dhe Presidenti i SHBA Joe Biden njoftuan se kishin arritur një marrëveshje në parim për një kornizë të re të flukseve të të dhënave transatlantike, transmeton cnn përcjell albinfo.ch.
Që atëherë, Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të forcuar mbrojtjen e privatësisë dhe lirive civile për agjencitë e inteligjencës amerikane dhe për të krijuar një mekanizëm të ri të pavarur dhe detyrues për individët që të kërkojnë korrigjim nëse besojnë se të dhënat e tyre janë mbledhur gabimisht nga agjencitë e inteligjencës.
“Unë mirëpres angazhimet e rëndësishme të marra nga SHBA. Në mënyrë që qytetarët të mund të besojnë se të dhënat e tyre janë të sigurta dhe kështu të mund të thellojmë lidhjet ekonomike,” tha von der Leyen në një postim në Twitter në një reagim
Qendra Evropiane për të Drejtat Digjitale, një OJQ e kryesuar nga Max Schrems, aktivisti i privatësisë që kundërshtoi me sukses vendimet e mëparshme të përshtatshmërisë, tashmë ka njoftuar se do t’i drejtohet edhe një herë gjykatave.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?