Kosova

BE kërkon rishikim të vendimit për rritjen e taksës ndaj Serbisë

Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Kosovë, kanë  kërkuar nga ana e Qeverisë së Kosovës që të rishikojë vendimin për taksën ndaj Serbisë dhe Bosnjes e Hercegovinës.

Më anë të një komunikatë ata kanë thënë se:“Ne e shohim me shqetësim vendimin e Kosovës për rritjen e tarifës 100 përqind edhe ndaj produkteve të njohura ndërkombëtarisht të shteteve të tjera, duke përfshirë ato të Bashkimit Evropian, që prodhohen në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë”.

Tutje thuhet se taksa nuk kontribuon në fqinjësi të mirë.

“Ne theksojmë mesazhin e Bashkimit Evropian se rritja e tarifave nuk kontribuon drejt fqinjësisë së mirë dhe bie në kontradiktë me përkushtimin e Kosovës për integrim rajonal si dhe me parimet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit të përshkruara ndaj Kosovës”, thuhet në komunikatën e përfaqësuesve të BE-së.