Lajme

BE kërkon reduktim të energjisë në kohën e pikut  

Konsumi i energjisë elektrike në orët e pikut duhet të reduktohet me të paktën 5%.

Presidentja e Komisionin Europian Ursula von der Leyen ka bërë thirrje për reduktim të përdorimit të energjisë elektrike në të gjithë bllokun dhe vendosjen e taksave për kompanitë e energjisë për të trajtuar çmimet e larta.

Ajo i tha Parlamentit Europian se çmimet e gazit dhe energjisë elektrike kishin arritur nivelet më të larta të të gjitha kohërave pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Ajo bëri thirrje që konsumi i energjisë elektrike në orët e pikut të reduktohet me të paktën 5%.

Plani i publikuar në Strasburg që synon “të ardhurat e tepërta” përfshin propozime për të pakësuar fitimet e prodhuesve të energjisë elektrike me karbon të ulët dhe për të implementuar një taksë të papritur ‘de facto’ në sektorët e naftës, gazit dhe qymyrit.

“Në këto kohë është e gabuar të fitosh të ardhura dhe fitime të jashtëzakonshme rekord duke përfituar nga lufta dhe në kurrizin e konsumatorëve tanë,” argumentoi ajo.

Paratë e mbledhura, vlerësohen në 140 miliardë euro (121 miliardë £; 141 miliardë dollarë), do të shkojnë për familjet dhe bizneset në 27 shtetet anëtare të Bashkimit Europian.

Shtetet anëtare të BE-së do të shqyrtojnë propozimet me shpresën për një marrëveshje deri në fund të këtij muaji.

Von der Leyen njoftoi gjithashtu se do të vizitonte sërish Ukrainën duke deklaruar se “Solidariteti i Europës me Ukrainën do të mbetet i palëkundur”.

Bashkëshortja e Zelensky, Olena, ishte në parlament si e ftuar nderi për të dëgjuar fjalimin./ BBC