Bota

BE-ja kërkon standarde më të larta në aviacion

Bashkimi Europian duhet t’i mbrojë më mirë punonjësit e aviacionit nga shfrytëzimi, tha Komisioni Europian.

Ekzekutivi i BE-së nxori një raport, ku thekson propozimet për të forcuar kushtet e punës për pilotët dhe ekuipazhin e kabinës, përfshirë një regullore të fortë për punën e pakontraktuar dhe të padeklaruar, që zakonisht nuk sjell përfitime apo mbrojtje, shkruat ATSH, përcjell albinfo.ch.

Ky raport vjen në një çast që grevat e punonjësve në këtë industri janë rritur, kryesisht kanë spikatur ato të pilotëve dhe të ekuipazhit të kabinës të kompanisë “Ryanair” që nga mesi i 2018-ës.