Lajme
BE ka ngrirë 17 miliardë euro asete ruse
Si pjesë e paketës së sanksioneve kundër Rusisë, Bashkimi Evropian deri më tani ka ngrirë më shumë se 17 miliardë euro të aseteve ruse, njoftoi Komisioneri Evropian për Drejtësi Didier Reynders.
“Deri më tani, pasuritë e 90 personave janë ngrirë, më shumë se 17 miliardë në shtatë shtete anëtare, nga të cilat 2,2 miliardë në Gjermani”, tha Reinders për disa gazeta gjermane, të cilat janë pjesë e grupit mediatik Funke.
BE-ja ka miratuar tetë paketa sanksionesh që nga fillimi i luftës në Ukrainë, tetë muaj më parë, kujton portali SEEbiz.
Në veçanti, politikanët ukrainas kanë kërkuar vazhdimisht që asetet e ngrira të përdoren për rindërtimin e vendit pas luftës“Nëse janë para që vijnë nga sipërmarrjet kriminale të kapura nga BE, ato mund të drejtohen në fondin e kompensimit për Ukrainën. Megjithatë, kjo shumë nuk do të jetë aspak e mjaftueshme për të financuar rindërtimin”, tha Reinders.
Sipas tij, si pjesë e sanksioneve perëndimore, 300 miliardë euro rezerva valutore të bankës qendrore ruse janë ngrirë./Reuters
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










