Lajme
BE ka eksportuar mbi 1 miliard vaksina anti-COVID
Më shumë se një miliard vaksina COVID-19 të prodhuara në Bashkimin Evropian janë eksportuar që nga dhjetori 2020, duke e bërë bllokun eksportuesin më të madh të injeksioneve, tha të hënën shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Vaksinat janë eksportuar në më shumë se 150 vende dhe BE ka eksportuar aq doza sa ka shpërndarë për qytetarët e vet, shtoi von der Leyen në një deklaratë.
Blloku filloi eksportimin e vaksinave në fillim të pandemisë, në një kohë kur prodhuesit e tjerë të mëdhenj, si Shtetet e Bashkuara, po siguronin furnizimet e tyre dhe po kufizonin eksportet.
Shumica e eksporteve të BE-së janë drejtuar në ekonomitë më të mëdha, përfshirë Japoninë, Turqinë dhe Britaninë e Madhe, të cilët kishin kontrata me krijuesit e vaksinave me qendër në bllok.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit