Kosova
BE-ja thotë se zgjedhjet në Kosovë duhet të jenë transparente dhe pa ndërhyrje politike
Bashkimi Evropian të martën ka bërë thirrje që procesi zgjedhor në Kosovë duhet të jetë transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike, duke theksuar se pret që roli i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “të sigurojë procesin me të gjitha mekanizmat e aplikueshëm”.
“BE-ja dhe shtetet anëtare të saj kanë nënvizuar në konkluzionet e Këshillit të 17 dhjetorit zhvillimet pozitive në Kosovë sa i përket kornizës zgjedhore, bazuar në rekomandimet e BE-së, para zgjedhjeve të 9 shkurtit. Përderisa Kosova dhe qytetarët e saj gëzojnë një demokraci të gjallë, moscertifikimi i një partie politike për shkak të konsideratave politike dhe jo procedurave ligjore do të ishte një pengesë serioze”, thuhet në komunikatë.
Sipas BE-së, ruajtja e demokracisë gjatë procesit zgjedhor e të gjithë anëtarëve të KQZ-së “është çështje themelore dhe s’duhet të politizohet dhe të përdoret si zë në fushatën elektorale”.
“Të gjithë kandidatët e certifikuar duhet të kenë mundësinë të marrin pjesë në zgjedhje të lira dhe të ndershme, në përputhje të plotë me ligjin e Kosovës. Procesi i certifikimit duhet të bazohet në standarde dhe procedura ligjore në përputhje me ligjin në fuqi, dhe jo në konsiderata politike”, thuhet tutje në reagimin e publikuar në faqen zyrtare.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Spitali Kubati, lider në oftalmologji edhe gjatë vitit 2024 Viti 2024 ka shënuar një vit të rëndësishëm për Spitalin Kubati, i cili ka vazhduar të...
-
Trenat zviceranë tani fuqizohen tërësisht nga energjia elektrike e rinovueshme
-
Rritet paga minimale në katër kantone
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025