Shqipëria

BE-ja thotë se qershori 2019 është  kalendari i qartë i Shqipërisë drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati, në një konferencë të përbashkët për shtyp në Bruksel me përfaqësues të lartë të BE-së ka deklaruar se ekzekutivi shqiptar i mban të hapura dyert e dialogut në funksion të jetësimit të prioriteteve të rëndësishme për fatet e vendit, si reforma zgjedhore apo avancimi më i shpejtë i reformës në drejtësi.

Bushati rikonfirmoi qëndrimin e qeverisë dhe gatishmërinë e kryeministrit Rama për të mbajtur hapur derën e dialogut për të gjithë aktorët politikë në vend.

“Ne jemi të vendosur për të vijuar me procesin e reformave. Para nesh është një horizont dhe kalendar i qartë, qershori 2019. Uroj që bashkë me institucionet dhe vendet anëtare të BE-së të punojmë së bashku që këtë histori ta kthejmë në një sukses të përbashkët”,  tha Bushati.

Duke u ndalur te reforma në drejtësi, ai u shpreh se “kjo reformë dhe procesi i Vetingut po sjell frytet e para.

E Përfaqësuesja për Politikë të Jashtme në Bashkimin Eropian, Federica Mogherini, tha se viti 2019 do të jetë një vit i suksesshëm për Shqipërinë.

“Shqipëria vazhdon të luajë një rol konstruktiv në rajon. Kemi qenë të vendosur për t’i dhënë prioritet operacioneve në fushën e sigurisë. Ne mbetemi të vendosur që 2019 të jetë vit i suksesshëm për Shqipërinë, ashtu siç dëshirojnë qytetarët shqiptarë”, ka thënë ajo.