Shqipëria

BE-ja reagon për idenë e “shtetit bektashi” në Shqipëri

Zyra e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar në lidhje me idenë e krijimit të shtetit bektashi në Shqipëri.

Zyra e BE-së thekson se Bashkimi Evropian mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar, por nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare, transmeton tch, përcjell Albinfo.ch.

Në reagim theksohet se liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore.

“Nuk kemi komente në këtë fazë. Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore. Në përgjithësi, BE-ja mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar. BE-ja nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare”, thuhet në reagim./Albinfo.ch