Kriza në Ukrainë

BE-ja planifikon të ndihmojë Ukrainën edhe në 2023-ën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një konferencë përmedia ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian (BE) ka planifikuar vitin e ardhshëm të ofrojë 18 miliardë euro ndihmë financiare për Ukrainën.

“Rreth një e treta e nevojave buxhetore të Ukrainës duhet të financohet nga ne dhe kjo do të thotë 1.5 miliardë euro në muaj gjatë gjithë vitit”, tha von der Leyen, përcjell Albinfo.ch.

Sipas saj, vendet anëtare të BE-së aktualisht po diskutojnë detajet e kësaj ndihme të drejtpërdrejtë financiare.

“Ne e dimë se mund të mbështetemi edhe të miqtë tanë amerikanë dhe vlerësojmë se edhe institucionet financiare ndërkombëtare do të luajnë rolin e tyre”, theksoi von der Leyen.