Kosova
BE-ja, në kontakt me institucionet e Kosovës për serbët e arrestuar për krime lufte
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se është në kontakt me institucionet e Kosovës për të pasur informacione të plota rreth arrestimit të disa serbëve në veri të Kosovës.
“Referuar asaj se çfarë po ndodh tani në veriun e Kosovës, në operacionin e Policisë, nuk thashë që po vë në pikëpyetje ndonjë gjë, thashë që jemi në kontakt shumë të afërt me partnerët tanë të ngushtë dhe autoritetet relevante që të kemi një pasqyrë të qartë të asaj se çfarë po ndodh dhe si po kryhen këto veprime. Nuk bëra asnjë gjykim për këtë situatë, tregova se po mbledhim informatat e nevojshme”, ka thënë ai.
Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të mërkurën për arrestimin e tre personave të nacionalitetit serb nën dyshimet për kryerje të “krimeve të luftës kundër popullsisë civile”, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pas Gjermanisë, Kurti takon mërgatën në Francë Pas Gjermanisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takojë mërgatën në Francë, përcjell albinfo.ch. Lajmi...
-
Ekspozitë e autorit Alan Chin me fotografi nga lufta e Kosovës
-
Shpërndahen tekstet mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit e diasporës në Hamburg dhe Schleswig Holstein
-
Gjermania do ta zgjidhë problemin e regjistrimit të kosovarëve si shtetas të Serbisë
-
Frankfurt, hapet panairi i librit, i pranishëm edhe shteti i Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk i pranon të gjitha sanksionet e BE-së kundër Rusisë Zvicra mbetet joaktive kur bëhet fjalë për detyrimet e kujdesit të duhur për filialet. Ka kritika...
-
Nestlé ul objektivin e rritjes mes kërkesës së dobët të konsumatorëve
-
Lucern: Ylfete Fanaj pret në takim ambasadorin Latifi
-
Bisedimet me BE-në po shkojnë mirë, por ka disa pika të jashtëzakonshme
-
Partia kundër mbajtjes së Eurovizionit në Zvicër